Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka pranuar se nuk e ka njoftuar Bashkinë e Shkodrës për hapjen e digave mbrëmjen e kaluar pas reshjeve të dendura të shiut.
Përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Majlinda Angoni deklaroi se në një mbledhje të zhvilluar është njoftuar që të jenë në gatishmëri pasi do të hapen digat për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.
PJESË NGA INTERVISTA:
Pyetje nga Çim Peka: Pak më parë kisha në lidhje kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia. Ka një pretendim nga Bardh Spahia se nuk është njoftuar shtabi i emergjencës ku ju jeni drejtuese për hapjen e tunelit, digës së Komanit mbrëmë. Si drejtuese e shtabit të emergjencës, a jeni njoftuar se do hapej diga e Komanit për shkak të prurjeve të mëdha? Keni qenë në dijeni?
Majlinda Angoni: Vjen lajmërimi kur ka reshje, vjen lajmërim nga KESH, vjen lajmërimi që do hapet, do ketë shkarkime. Kam qenë në dijeni se kanë bërë mbledhjen e digave dhe na është thënë nga pjesëmarrësit e digave që të lajmërohen prefekturat dhe të gjithë përgjegjësit, ose si të thuash drejtuesit, për të pasur kujdes për këtë situatë dhe e kam marrë njoftimin që të jem në gatishmëri.
Pyetje nga Çim Peka: Bashkia e Shkodrës është njoftuar nga ju për hapjen e digave?
Majlinda Angoni: Jo. Kur jepet lajmërimi, prefekturë, bashki, të gjithë jemi në të njëjtën linjë, nuk ka pasur një njoftim nga unë.
Pyetje nga Çim Peka: Si drejtuese e shtabit të emergjencave, si e keni bashkëpunimin me Bashkinë Shkodër për rastin konkret?
Majlinda Angoni: Shumë të mirë. Kemi bashkëpunim të mirë dhe jemi korrekt me Bashkinë e Shkodrës, bëjmë mbledhje të vazhdueshme, pjesëmarrje, gatishmëria ka qenë maksimale. Nuk kemi asnjë problematikë sa i përket as interpretimeve.
Kryesore për ne deri ditën e sotme që ka ardhur zoti Berisha, nuk i kam ndjekur shumë lajmet se kam qenë në terren, ne kemi qenë në të njëjtën linjë në shërbim të qytetarëve për t’iu ardhur në ndihmë me çdo mjet e çdo mundësi për të minimizuar fatkeqësinë.