Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jetë e problematike për shkak të reshjeve të mëdha të rëna gjatë dy ditëve të fundit.
Përveç lumit Kir dhe Drin, sot pasdite ka dalë nga shtrati edhe lumi i Gjadrit , duke bërë që disa hektarë toke bujqësore të jenë nën ujë, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.
Siç edhe duken nga pamje e siguruara nga A2CNN, të gjithë banorët kanë marrë masa për rritjen e nivelit gjatë natës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e evakuuimit të tyre.
Si pasojë e daljes nga shtrati të këtij lumi, rrezikohen fshatrat e Dajçiut, Blinishtit dhe Zajz.