Seanca gjyqësore ndaj Klodian Çalamanit është shtyrë për në datën 12.12.2022 ora 12:45, për shkak të mosparaqitjes së familjareve të viktimës.
Gjendja e tyre emocionale është tejet e rënduar sepse para pak ditësh ishte 1-vjetori i vdekjes së të miturit. Kjo është hera e katërt qe seanca gjyqësore shtyhet ndërsa përballja me togat e zeza të Klodian Çalamanit do të jetë në 12 dhjetor.
Pas mosparaqitjes në tre seancat e mëparshme me pretendimin se është i sëmurë, autori i vrasjes së Mateo Vasiut, Klodian Çalamani, është shoqëruar i detyruar në seancën e sotme në gjykatën e Fierit për tu përballur me togat e zeza dhe familjaret e 8-vjeçarit të ndjerë.
Klodian Çalamani i akuzuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” nga e cila mbeti viktimë 8-vjecari Mateo Vasiu ka refuzuar paraqitjen në seancat e mëparshme ku përmes një deklarate bënte të ditur se nuk paraqitej dot në gjykatë për arsye shëndetësore.