Deputeti socialist Erion Braçe konsiderohet si një ndër zërat më kritikë në kampin rozë pasi ka reaguar herë pas herë për nismat e qeverisë të cilat ai nuk i mbështet, siç është vendosja e traut në Divjakë.
Por ndenja e opozitarizmit që deputeti ka nuk është më e fortë se bindja ndaj partisë, pasi ndonëse në Facebook, Braçe deklaron se është kundër traut, ai nuk ka shkuar asnjë ditë në protestë për të mbështetur banorët e zonës.
Ministria e Turizmit tha dje se tarifa do të aplikohet vetëm për turistët dhe nuk do t’i prekë banorët e zonës. Sipas saj, shifra është 50 lekë të reja, një shifër simbolike që do përdoret për t’u kujdesur për mirëmbajtjen e parkut Divjakë-Karavasta.
Gjithsesi kjo qasje po kundërshtohet nga banorët, të cilët një ditë më parë u konfrontuan edhe me policinë në përpjekje për të larguar kabinën, e cila u vendos aty si vend ku do jepen kuponët për turistët.