Gjykata e Lezhës ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën. Ai përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019.
32-vjeçari u shpall fajtor për veprën “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar”. Vendimi u dha në mungesë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 35-vite burg.
-vjeçari Ylli Mena u përplas nga një automjet ndërsa po lëvizte me biçikletë dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri-tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.