Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë Rama. Sipas saj, me rritjen e çmimeve këto pak muaj, shqiptarëve iu janë marrë 500 mln euro. Ndërsa përsa i përket Portit të Durrësit, ajo theksoi se një kompani fantazmë ka marrë 300 milionë euro taksa.
REAGIMI I TABAKUT
Mirëmëngjes!
Unë e di që çdo familje shqiptare zgjohet në mëngjes dhe bën llogaritë me çmimet e rritura të produkteve, që nga buka, qumështi, tek çmimi i karburantit, tarifat e arsimit, transporti publik. Çdo gjë tjetër në Shqipëri është më shtrenjtë si pasojë e taksave.
Kush është përgjigja e qeverisë? Zgjohet e ngryset vetëm me një ide; çfarë PPP-je do të japë?
Si Porti i Durrësit që do diskutohet që sot në mëngjes në Kuvend.
300 mln euro taksa i falen një kompanie fantazmë ndërkohë që shqiptarëve u janë marrë 500 mln euro nga rritja e çmimeve këto pakë muaj.
Kush është zgjidhja?
Unë mendoj që argumenti më i mirë është tregu i lirë, konkurenca, meritokracia, buxheti në shërbim të qytetarëve, vendosja e prioriteteve që ka një dhe vetëm një t’i mbajmë shqiptarët këtu!