Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një foto krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Të dy bashkë ndodhen në protestën e organizuar mbrëmë nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Meta shprehet se së bashku me PD- ka firmosur një marrëveshje historike. Kjo për ti dhënë shqiptarëve fuqinë për të qenë Zot të vendit të tyre, përmes referendumit.
Lexo edhe: “Shqipëria u përket të rinjve”, Meta reagon një ditë pas protestës
“Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur marrëveshjen historike për Referendumin, që u jep shqiptarëve përgjithmonë fuqinë për të qenë zot të Shqipërisë” – thuhet në postim.