Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen me thikë të kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi. Mësohet se përveç Kokoneshit, i plagosur ka mbetur dhe shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marrë plagë të shumta.
Mësohet se autori është Ergest Xhelili, ish punonjësi IT në bashkinë e Divjakës.
Incidenti ka ndodhur në ambientet e qendrës shëndetësore ku punon dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar. Fillimisht palët janë përfshirë në një konflikt verbal, më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.
Te plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar nga policia.
Lexo edhe: Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës