Italia qendrore është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve, bëhet me dije se lëkundja është 5.7 ballë. Qendra Europiane Sizmologjike konfirmon se tërmeti ka rënë në pjesën qendrore të shtetit fqinj, pak pas orës 7.
Lexo edhe: “Fundosën mafian italiane”, Hoxha flet për grupet shqiptare në Amerikën Latine
Epiqendra ishte në bregdetin e rajonit Marche zona Pesaro Urbino, thellësi 8 km.Tërmeti i fortë është shoqëruar edhe me dy lëkundje të tjera, me magnitudë 4 dhe tjetri 3.6
Aktualisht nuk ka raportime për persona të plagosur apo dëme materiale.