Taulant Xhaka ishte një nga lojtarët më të mirë për Kombëtaren e Shqipërisë në eleminatoret e Euro 2016.
Paraqitjet e tij kanë bërë që tek Zvicra të pendohen përse nuk këmbëngulën ta merrnin atë në ekipin e parë.
Xhaka në një intervistë të dhënë dje, ka shpjeguar arsyet se përse zgjodhi Shqipërinë, ndërkohë që mund të luante për Zvicrën.
“Vendimi im ishte një arsye krejtësisht sportive.
Kam kërkuar për të matur veten kundër më të mirëve.
Perspektivat për të qenë mes më të mirëve në kombëtaren zvicerane ishin më pak se ato në kombëtaren shqiptare”, thotë ai.