Mashtrimi i madh në Kosovë: 94 mijë euro u dhuruan për personin që nuk “ekziston” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi i madh në Kosovë: 94 mijë euro u dhuruan për personin që nuk “ekziston”

08:30 | 02/11/2022
në Uncategorized
0

Një sinjal i vetëm për kërkim mjetesh në emër të Blerim Morinës ndezi rrjetin social Tik Tok. Për pak orë, në emër të tij u mblodhën hiç më pak se 94 mijë euro. Vali Corleone, Fero, Nili B, Rasim Avdyli e figura të tjera të njohura në këtë rrjet social u vunë në krye të fushatës. Agron Bajrami rastësisht e pa thirrjen në këtë rrjet social dhe vendosi t’i bashkohet nismës.

“Për rastin kom dëgju në Tiktok, se tash për momentin po e dini edhe vetë, në Tiktok po jemi më aktivë. Rastësisht më ka dalë aty që po mbledhin pare për qat Blerim Morinën, e kom pa te Vali Corleone, Fero, te qeky Arsimi edhe Naseri Bajreliu, e cili është po më duket në burg për momentin dhe ai u kon arsyeja se pse kam kontribu edhe unë”, tha për KIKS-in Bajrami.

Ai thotë se fillimisht i dha 100 euro, por kur pa që njerëzit po dhuronin më tepër, i dha edhe 100 të tjera.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Se ata 24 orë më duket janë kon live, unë nuk jom kon 24 orë, por bukur gjatë e kom përcjell edhe unë se dojsha me ditë çka është puna edhe për 24 orë janë mbledh ato 100 mijë euro, 100 mijë po them, po vetëm në Go fund me, te ajo faqja 94 mijë, që jua kam dërgu linkun, prej 2 mijë donatorë, d.m.th prej krejt botës, çka kanë çu pare”, tha ai.

Por vetëm pas pak ditësh doli se e gjitha ishte një mashtrim i madh.

Persona publikë e media ranë në kurthin e Armend Morinës, i cili, përveç të tjerash, kishte hapur edhe llogari në njërën nga bankat kosovare.

Morina duket se kishte planifikuar gjithçka. Ai, përveç apeleve publike, u kishte shkruar edhe bizneseve të ndryshme, duke kërkuar para në emër të vëllait.

Por i sëmuri nga leukemia akute duket të mos jetë kuruar askund.

Kiks Kosova ka kontaktuar edhe Spitalin rajonal të Mitrovicës, për të pyetur nëse Blerim Morina kishte kërkuar trajtim në këtë institucion, por ata, përmes telefonit, kanë theksuar se fakti që nuk kanë një sistem elektronik të menaxhimit, nuk mund të dinë nëse Morina kërkoi trajtim aty.

Por kanë theksuar se ky spital nuk ka repart për trajtimin e personave që vuajnë nga leukemia akute.

Blerim Morina nuk është trajtuar asnjëherë as në QKUK. Drejtori i Hematologjisë, Shemsedin Sadiku, i ka thënë KIKS Kosovës se në protokollet e këtij reparti nuk figuron emri i tij.

“Kemi shikuar protokolin e të sëmurëve për trajtim jashtë vendit për vitin 2022, por pacienti i cekur më lartë-Blerim Morina me Dg. Leukemi akute, nuk është gjetur se është dërguar nga Konzilium i Klinikës së Hematologjisë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Apeli për Blerimin u zhduk, e po ashtu edhe vëllai i tij, Armendi. Kiks Kosova ka provuar ta marrë në telefon disa herë, por pa sukses.

Të premten, Klan Kosova, për orë të tëra, kërkoi në Mitrovicë, për të gjetur ndonjë gjurmë për Blerim e Armend Morinën.

Megjithatë, një gjë e mirë ndodhi, Agroni i mori mbrapa 200 eurot e tij që i dha në Gofundme, pasi paypal ia ktheu mbrapa.

Kjo vërehet nëse krahasohen të dhënat në Gofundme, ku në fillim figuronte shifra 94 mijë e 787 euro,  pastaj u bënë 93 mijë e 822, derisa të martën në orën 15:00, para të mbledhura nën këtë emër ishin 91 mijë 212./GazetaExpress

Etiketa: kosovemashtrim

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
“E kanë çuar në GJK”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Kërkuam shfuqizimin e VKM

Negociatat për bashkim dështuan, Bardhi mbledh sot deputetët, çfarë pritet të ndodhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com