Dy ditë pas ngjarjes në Elbasan, policia ka shoqëruar 19 persona për verifikim, në përpjekje për të gjetur aurorët e vrasjes së 3 personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve.
Polica deklaroi se gjatë orëve të vona të natës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun e Elbasanit. Policia sqaron se po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë , të sekuestruara në një sërë lokalesh e biznesesh që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit që kanë lëvizur autorët.
Njëkohësisht forcat speciale Renea e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për tu marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Vijon puna me intensitet të lartë për zbardhjen e ngjarjes.