Pas një rasti në Vlorë, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua aksidentalisht nga pema e ullirit, një tjetër rast i ngjashëm është regjistruar në Sarandë. Një 62-vjeçar raportohet se ka ndërruar jetë pasi dyshohet është rrëzuar aksidentalisht nga pema.
Viktimat janë shtetasit L.V dhe G.R. Nuk dihen ende rrthanat, por policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjeve.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.