Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së Konventës së parë të Partisë së Lirisë, duke e quajtur të sotmen “një ditë të rëndësishme”. Meta gjithashtu ka komentuar faktin që nuk ka asnjë kandidat përballë tij në postin e kryetarit të Partisë së Lirisë.
“Nuk shpikim dot kandidatë dhe s’bëjmë dot gara fiktive. Është tregues i simpatizantëve për besimin e lidershipit tim,” tha Meta pak para nisjes së Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë
Partia e Lirisë do të miratojë sot disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si edhe do të zgjedhë forumet e reja drejtuese. Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë dje në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë.
Kujtojmë se më 25 korrik të kësaj vere, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi Konventën e fundit Kombëtare, ku miratoi ndryshimin e mërit të partisë në LSI në PL, Partia e Lirisë.