Si sot 60 vite më parë është themeluar Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit.
Me rastin e kësaj dite, kryeministri Edi Rama tha se me projektin e rindërtimit të infrastrukturës krejt të degraduar të këtij teatri, shteti synon që të jetë në lartësinë e dinjitetit që imponojnë talentet e mëdhenj,bën me dije burim i oranews.
Reagimi i Ramës:
Plot 60 vite më parë, ishte një strehë që shteti u siguroi artistëve lirikë, balerinëve dhe instrumentistëve, si pjesë e një koncepti urban të shënjuar nga ideologjia.
Sot, me projektin e rindërtimit të infrastrukturës krejt të degraduar të këtij teatri si pjesë e rilindjes tërësore të tij, shteti synon të jetë në lartësinë e dinjitetit që imponojnë talentet e mëdhenj të muzikës lirike shqiptare; nëpër skenat prestigjoze të botës dhe gjithashtu nëpër klasat ku po formësohen filizat e Gjeneratës Tjetër.
Gëzuar 60 vjetorin TOB dhe rininë tënde të dytë!
/oranews/