Një sherr me leva ka ndodhur ditën e sotme në Përmet. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive që ende nuk dihen. Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur 63-vjeçari Kosta Xhalli, i cili është qëlluar me levë në kokë dhe në pjesën e pas shpinës në mes të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg komisariatit të policisë. Si pasojë e plagëve 63-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës pasi është në gjendje të rëndë. Sherri ka përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët priten të mbërrijnë në Spitalin e Gjirokastrës.