Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar me tone të ashpra pasi Enti Rregullator i Energjisë njoftoi sot përmes një deklarate për mediat se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 44 lekë për kilovat mbi fashën 800 KK.
Paloka shkruan në rrjetet sociale se vendi prodhon nga hidrocentralet energjinë e mjaftueshme për tu konsumuar, dhe nuk e kupton pse duhet të paguajmë energjinë më shtrenjtë se të gjithë, duke shtuar se e gjithë bëhet për të “paguar luksin e Ramës”.
Postimi:
Shqiperia sot prodhon vetem nga hidrocentralet, gjithe energjine e nevojshme per vete. Strategjia e Berishes per ndertimin e hidrocentraleve te vegjel dhe kthimin e Shqiperise ne nje eksportuese te energjise, ka sjelle deri tani kete rezultat: ne e prodhojme vete gjithe energjine per te cilen kemi nevoje.
Po atehere pse duhet te paguajme edhe me shtrenjte se te tjeret ?! Pse duhet te paguajme me shtrenjte se ata qe e kane te lidhur burimin e energjise me gazin rus ? Pse duhet te paguajme me shtrenjte se vete ukrainasit ?!
Rama me gojen e tij eshte mburrur pak jave me pare se Shqiperia nuk varet nga gazi rus dhe kjo eshte nga pak te vertetat qe ai thote.
Po pse atehere duhet te paguajme me shtrenjte?
Pergjigja eshte e thjeshte dhe e qarte: paguajme sepse keta duhet te vjedhin, paguajme per luksin e Rames dhe qelbesirave si ai!