Fitorja e Shqipërisë ndaj Maqedonisë në ndeshjen e sotme ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare.
Agjensia kombëtare maqedonase e lajmeve, MIA, shkruan në anglisht këtë titull: “Maqedonia pëson gol në fund, mundet nga Shqipëria në kualifikueset e Botërorit”.
E përditshmja “Corriere della Sera” ka si kryelajm titullin: “Çfarë fitore Shqipëria!” ndërsa “Sportmediaset” shkruan: “Shqipëria rikthehet në fushë dhe fiton për 14 minuta”. Për këtë fitore kanë shkruar edhe “Gazzetta dello Sport”, “Sky Sport”, “Marca” dhe “AS”.