Adriatik Budani është arrestuar sot në Vlorë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Interpol Tirana në kuadër të operacionit të koduar “Poro”. Budani ishte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda kriminale në Itali. Ai u arrestua në fshatin Poro dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar 52- vjeçarin me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.