Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku Avni Meçja vrau partneren e tij rumune. Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për keqtrajtim, por ai e ka hequr qafe dënimin me ryshfet, thuhet në artikull.
Pas më shumë se 5 orësh marrje në pyetje, Meçja pranoi se kishte vrarë me çekiçin e ndërtimit partneren e tij Elena Mocanu.
Ai ka rindërtuar ngjarjen për hetuesit. Alexandra Elena Mocanu mbërriti në shtëpi të shtunën mbrëma. Në banesë shpërtheu një sherr i dhunshëm në fund të të cilit Avni Meçja goditi 2 herë me çekiç gruan në kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Në orët e para të së dielës, Meçja doli nga shtëpia për tu nisur drejt Veronës ku ndodhen të afërmit e tij dhe më pas do të shkonte në aeroportin e Trevisos për të shkuar në Shqipëri.
Të dielën pasdite trupi i gruas së tij u gjet i mbështjellë me një batanije.
Zbulimi u bë pas një denoncimi nga familja e burrit, të cilët ndoshta e kanë bindur edhe atë të kthehej në Itali pas disa orësh.
Dy vjet më parë, Alexandra e kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar.
Policia po kërkon çekiçin që Meçja tha se e hodhi në një kosh plehrash. Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim.