Kisha e Dukasit në Patos, e ndërtuar rreth viteve 1800 rrezikon shembjen totale, ndërsa rrëshqitja e dherave ka bërë që varrezat rreth objektit të kultit të shkatërrohen dhe eshtrat të dalin në sipërfaqe.
Kjo situatë vijon të mbetet e pandryshueshme prej vitesh duke shkaktuar indinjatën e banorëve të cilët shprehen se ky është një skandal i vërtetë teksa tregojnë se fëmijët luajnë çdo ditë me eshtrat.Një prej banorëve është shprehur: “Është shumë shqetësuese, kur e kam parë fëmijët shkojnë luajnë. Ne skemi kryetar bashkie, erdhi njëherë ajo sa u tall mos të them atë tjetrën unë, u tall dhe ska bërë asnjë gjë. Ketu duhet të bëj një mur ti mbulojë. Fëmijët luajnë dhe I prekin me dorë, gjynah, janë fëmijë! Kam 30 vite nuk kam parë të venë atje të venë dorë.”Banorët tregojnë se dikur në kishën e Dukasit kryheshin shërbesat fetare por tashmë ajo ka mbetur gërmadhë ndërkohë që për një periudhë të shkurtër është përdorur si banesë nga një familje në vështirësi ekonomike. Ky është një problem i pazakontë thonë banorët teksa shprehen të tmerruar jo vetëm nga eshtrat e shpërndara gjithandej por edhe për fëmijët që luajnë me to e disa prej tyre nuk e dinë çfarë janë.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....