Febjus (Dritan) Dauti është arrestuar ditën e sotme nga Komisariati i Policisë së Durrësit. Ky person, ishte i dënuar me 4 vjet burgim për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.
Policia sqaron përmes një njoftimi zyrtar se më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 persona të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Policia e Durrësit vuri pak ditë më parë në pranga njërin nga bashkëpunëtorët e tij, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.