15 persona kanë humbur jetën në kanalin Siçilian si pasojë e një defekti të gomones me të cilën ata po udhëtonin. Fatmirësisht ekipet e emergjencës, marina italaine dhe roja bregdetare arritën të shpëtojnë 2700 të tjerë të cilët po rrezikonin të mbyteshin në mes të detit.
Përvec tragjedive, autoritet italaine po përballen edhe me mbi popullimin e qëndrave të pritjes veçanërisht në Siçili, aty ku është kontakti i parë i emigrantëve në tokën Italiane.
Ministri i brendshëm Angelino Alfano ka njoftuar mbajtjen e një takimi për të diskutuar shpërndarjen dhe menaxhimin e emigrantëve në qendrat e ngritura për strehimin e tyre.