Një familje në Kosovë bën apel për ndihmë që të gjejnë vajzën e tyre, e cila raportohet se nuk është kthyer në shtëpi që prej datës 2 tetor. Mediet në vend bëjnë me dije se personi i zhdukur është Emine Berisha, nga Samadrxha e Suharekeës. Ka qenë bashkëshorti i saj, ai që ka kallëzuar zhdukjen e të shoqes.
Ndërsa familjarët kërkojnë angazhimin e policisë për të gjetur sa më shpejt 30- vjeçaren.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë.