Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur, Arbana Osmani. Djali i saj, i dytë, Dielli feston sot ditëlindjen dhe mbush dy vjeç. Me këtë rast, nuk ka munguar edhe një urim special nga moderatorja, e cila ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një foto shumë të qeshur, teksa e mban në krah të birin.
“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime”, ka shkruar Arbana krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta në numër.
Kujtojmë se data 1 shtator ishte një ditë speciale për Arbana Osmanin, pasi moderatorja solli në jetë vajzën e saj, Zoin.
Aktualisht, moderatorja është larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për rikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.
View this post on Instagram