Ka komentuar për herë të parë dorëheqjen ish Minstri i Transportit Edmon Haxhinasto tre ditë pas largimit të tij nga detyra.
Haxhinasto është shprehur se largimi i tij nga kjo detyrë nuk ka asnjë arsye tjetër perveç atyre që lidhen me angazhimin e tij në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Haxhinasto paraqiti me 2 shtator 2016 dorëheqjen nga detyra pranë kryeministrit Edi Rama “për shkak të angazhimit në parti”.
Mësohet nga LSI se zëvendësuesi i tij do të jetë Sokol Dervishaj, deri më tani shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.