Ditën e sotme trashëgimtarja e Top Channel feston ditëlindjen. E motra, Sara Hoxha ka zgjedhur ta urojë me foton më të ëmbël. Sara ka publikuar sot në rrjetin social Instagram foton e Lorit me mbesën e saj të porsalindur Ryua e përbri shkruan fjalët e ëmbëla.
“Vajzat e mia të preferuara. Gëzuar ditëlindjen L! Në çdo hap kemi mbajtur dorën e njëra-tjetrës gjithë jetën, sot jam krenare të them se nuk të duhet më dora ime. Edhe pse shtigjet tona kanë qenë të ndryshme, ne kemi qenë drejtueset e njëra-tjetrës. Vazhdo dhe tregoji botës se çfarë je e aftë të bësh.”
Përkrah asaj fotoje të veçantë këto ishin fjalët e bukura që Sara i dedikoi të motrës. Ndonse lidhja mes Sarës dhe Lorit ka qenë gjithmonë unike, i urojmë Lorit gëzuar ditëlindjen!
Kujtojmë se së fundmi Lori Hoxha është përfolur për një romancë dashurie me aktorin Romeo Veshaj.