Në një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe atyre private, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se kjo është hera e fundit që qeveria bën rritje pagash uniforme për universitetet.
Kreu i qeverisë, në takimin ku po diskutohet mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë, u shpreh se qeveria në të ardhmen do të mbështesë ato universitete që do t’i sjellin më shumë shoqërisë dhe do të ofrojnë më shumë për studentët.
“Universitetet nuk janë gjimnaze , trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu. Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page unifrome. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe që janë në gjendje t’u ofrojnë më shumë studentëve. Nuk do të ketë një rritje page për Universiteteve që të mos jetë një rritje e kombinuar mes ndërhyrjes së shtetit dhe nga futja si aktor në treg. Kampuset universitare sot nuk janë fjetore, pra kemi mësimin kemi edhe fjetoren por janë edhe hapësirat ku takohet universiteti me biznesin, tregun. Në kampet universiteteve është edhe prania e bizneseve që kanë interes për të bashkëpunuar. Universiteti Bujqësor me qasjen e re, falë lidershipit të rektorit, një nga kontributet më të rëndësishme do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë aty kompani që janë të interesuara për të marrë dijen e universitetin dhe të rrisin të ardhurat e të paguajnë universitetin”, tha Rama.