Prokuroria e Pukës ka mbyllur hetimet për italianin Davide Pecorelli që inskenoi zhdukjen dhe vdekjen e tij. Mbi të rëndojnë 4 akuza: mashtrimit; mashtrim kryer në bashkëpunim, pengim i zbardhjes të së vërtetës; shkatërim prone dhe dhunim varresh. Po ashtu, ndaj italianit është ende në fuqi një urdhër-arresti që kërkon prangosjen e tij në momentin e parë që do të shkelë në tokë shqiptare.
Në përfundim të gjykimit dhe në rast se Pecorreli do të dënohet atëherë do të kërkohet ekstradimi i tij nga Italia që të vuajë dënimin në Shqipëri.
Davide Pecorelli humbi në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. Të gjithë besuan se kishte ndërruar jetë, por nuk e kuptonin se përse duhet të ishte vrarë në Shqipëri, por duket se e vërteta ishte krejt ndryshe.