Profesori Aleksandër Biberaj pohoi se pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, ndërsa u shpreh i sigurt se do të vijojnë të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave. Sipas tij, masa e rritjes prej 15%, e propozuar nga qeveria është qesharake.
“Janë kërkesa të drejta, me karakter të mirëfilltë ekonomik. Jemi më të keqpaguarit në rajon. Mbështetja është e plotë për ata që kanë pozicion administrativ, janë dhe drejtues. Nuk do ketë proces mësimor, nëse nuk realizohen kërkesa tona. S’ka proces mësimor pa realizuar këto kërkesa. Kemi pasur një takim me studentët e viteve të para, një takim mirëseardhje. Proces mësimor nuk ka është maxhorancë absolute që mbështet protestën. Nuk është e lehtë të mos zhvillosh mësim, por është i vetmi mjet që lëvizja sindikalistë ka këtë përgjigje. Kemi përballë një qeveri që jo vetëm nuk plotëson kërkesat, por tallet. Kërkesa janë të realizueshme, por është kryeneçsia e qeverisë që nuk pranon të debatojë. Masa e rritjes 15% është qesharake. Pagat tona janë qesharake. Unë kam një profesoreshë këtu që ka 40 vite punë dhe nuk merr as 1 mln lekë të vjetra. Ne nuk po kërkojmë luks, i dimë situatat që kalon vendi, por kërkojmë përafrim të nivelit të pagave që i kanë 2-3 herë më të larta se ne. Minimumi duhet të ishte 50%. Imagjino një të ri që të bëhet pedagog, nuk paguan dot as qiranë dhe jo më të blejë shtëpi. Nuk i njeh kjo qeveri negociatat. Shqiptarët e dinë shumë mirë. Një profesor i papaguar është shumë e vështirë të jetë mësues i mirë në auditor. Të bëjë aktivitet kërkimi shkencor, është demotivim. Paga jo vetëm është motivim, por dinjitet. Është një analizë shkak-pasojë që bëhet”, tha Biberaj.