Një 18-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë nga një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafurr Muça”, Lushnjë.
Sipas njoftimit të uniformave blu, mësohet se 22-vjeçari ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muça”, Lushnjë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin E. Xh., 18 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.