Asnjë gjurmë nga biznesmeni Rexhepi, familja në pritje të autopsisë së eshtrave që janë gjetur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asnjë gjurmë nga biznesmeni Rexhepi, familja në pritje të autopsisë së eshtrave që janë gjetur

16:00 | 13/10/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Misteri i zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit po shkon duke u zbardhur. Një vit e gjysmë pas zhdukjes, janë gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara në Novëbërdë, që dyshohet se janë të tij. Rezultatet e autopsisë s’kanë dalë ende, por familja beson se janë eshtrat e tij. Prokuroria s’ka pranuar të flas për rastin, duke thënë se cenohet integriteti i hetimeve.

Ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që u gjetën në Novërbërdë para dy javësh, janë të biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili është raportuar si i zhdukur qe një vit e gjysmë.

Më 30 shtator, Prokuroria Themelore e Prishtinës doli me një komunikatë ku njoftoi se mbetjet mortore që janë gjetur dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së biznesmenit dhe se do të bëhen ekzaminime mjekësore për të konstatuar idenitetin. Nga ajo ditë, s’ka pasur më ndonjë njoftim për rezultatet e këtyre ekzaminimeve.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se s’mund të japin detaje në këtë fazë, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim detaje lidhur me këtë rast. Do t’iu mbajmë të informuar për zhvillimet e radhës”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Gazeta Express ka provuar që ta kontaktojë direkt edhe Prokurorin e rastit, Armend Hamitin, por i njëjti s’e ka hapur telefonin.

Ndonjë informacion të ri rreth rastit s’kanë as familja Rexhepi. Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedati i ka thënë Gazetës Express se zyrtarisht ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që janë gjetur janë të vëllait të tij, duke shtuar se çdo minutë po presin ndonjë lajm nga Prokuroria.

Por, edhe pse rezultatet e ekzaminimeve ende s’kanë dalur, Vedati beson se mbetjet janë të vëllait të tij.

“Jo, akoma jo. Jemi çdo minutë në pritje, për qata edhe nuk jena prononcu, se s’po dijmë asgjë zyrtarisht. Faktikisht, thujse po dihet po po i pritëm ato rezultatet e AND’së dhe Mjekësisë Ligjore-IML’së. Jo, përveç që janë në pritje prej forenzikës, nuk kanë përgjigje tjetër ata deri të dalin rezultatet e sakta. Në fakt, ajo është gjithcka e konfirmume në atë kuptimin e situatës që u kanë, po e dijmë që është ashtu, mirëpo prapë pa kanë zyrtarisht, s’kemi dasht me u prononcu. Jo, nuk është e vërtëtë (që kemi hap të pame), meqë s’dihet ende zyrtarisht. S’mundemi me hap të pame pa përfundu procedurat e varrimit dhe procedurat tjera. Normalisht na jemi pak kallabllak, njerëzit vijnë, s’mundemi me I ndalë, por të pame jo”, ka deklaruar ai për Express.

Për detajet tjera, ai ka thënë se do të përgjigjen pasi të dalin rezultatet e autopsisë.

Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit?

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur. Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut. lPas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, kishte deklaruar ai. /Gazeta Express/

Etiketa: Bedri Rexhepi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Prostitucion, tentativë vrasje e drogë, kapet pas 25 vitesh shqiptari në Itali (EMRI)

Prostitucion, tentativë vrasje e drogë, kapet pas 25 vitesh shqiptari në Itali (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com