Gazetarja e njohur Anita Haradinaj festoi ditën e djeshme ditën e saj të lindjes. Ajo mbush plot 42 vjeçe, edhe pse duhet thënë se është në super formë duke mos i treguar fare vitet që mban mbi supe.
Në këtë ditë të shënuar Anita Haradinaj ka marrë urime te panumërta nga miqë, të afërm e ndjekës. Por rrugëne urimeve e ka hapur bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj i cili ka ndarë nje foto me Anitën dhe buqetëne luleve duke shkruar: Gëzuar.
Kujtojmë që Anita Haradinaj është pjesë e kastit të formatit të Dance with me Albania ku me paraqitjen dhe performancën e saj është një nga konkurrentet më të forta, dhe sipas gjasave rruga e saj në këtë spektakël do të jetë shumë e gjatë.