Ferdinand Ndoja, 44-vjeç është shqiptari i cili u arrestua sot nga policia italiane, pasi është shpallur në kërkim për vrasje. Ndoja ishte i shpallur në kërkim në Shqipëri, por kjo nuk e ka penguar që të lëvizte i lirë në Itali. Mirëpo arratia nuk i zgjati shumë.
Kjo sepse gjatë një kontrolli rutinë mbrëmjen e djeshme ai është ndaluar nga policia italiane, ku pas verifikimeve të bëra, rezultoi se 44-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pas një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndoja është në kërkim për ngjarjen e regjistruar në 3 gusht 2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, ku pas një sherri për motive ende të paqarta, ai ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 60-vjeçarit P.T, banues në Fushë e Kuqe, Kurbin. Fatmirësisht nga të shtënat me armë, nuk pati persona të lënduar.