Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla doli në një deklaratë për mediat.
I pyetur se nëse forca e tij politike do të bashkëpunojë më parti të tjera në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin tjetër, Balla dha këtë përgjigje:
“Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS në 2017 dhe në 2019 ka garuar e vetme, në këte aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë”, tha Balla.