Një tërmet i fortë me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka “tronditur” Fokidën edhe Atikën rreth orës 01:00, pak pas mesnate.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 5 ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km.
Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë 1.3, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje me magnitudë 0.8 deri në 1.9 ballë.
Banorët e tronditur tregojnë se dridhja ka qenë e fortë. Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.
Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Efthymios Lekkas ka folur herët në mëngjes në “MEGA Weekend” për fenomenin.
“Nuk mund ta dimë nëse është tërmeti kryesor, por pas kësaj kemi pasur 3 tërmete me magnitudë 2-2.5 ballë, por ky nuk përbën aspak aktivitet passizmik. Do të shohim evoluimin e fenomenit në orët e mbetura dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë saktësisht për të pasur një pamje më të plotë”, tha ai.
Në shumë prej zonave të prekura, banorët kanë dalë nga banesat e tyre dhe po presin me ankth zhvillimin e fenomenit.