Pas Libohovës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar në Lazarat.
Në një takim me banorët e zonës, ish-kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen që forca e tij politike ka marrë gjithmonë aty.
Sipas Berishës, asgjë nuk mund ta shpërbëjë Lazaratin dhe çdo ide e tillë do të marrë përgjigjen e merituar.
Sali Berisha: Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit. Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.