Gazetarja kosovare Anita Haradinajn, është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tashmë është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me Albania”.
Anita ka realizuar së fundmi një intervistë ku foli rreth jetës së saj teksa u ndal gjithashtu dhe tek bashkëshorti ku zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj.
E pyetur nga moderatori se nëse e di se kë ka në listën e ndjekësve Ramushi në Instagram, gazetarja nuk ngurroi të jepte një përgjigje epike.
Ajo tregoi se personat që ndjek janë ajo dhe reperja e njohur Loredana. Me shaka Anita u shpreh se artisten e ndjek nga qejfi kurse atë nga halli.
“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy folloëing, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi.”- tha gazetarja.