Në emisionin “Frontline” në “News24”, Luçiano Boçi foli për lirimin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Boçi u shpreh se ishte një lajm i papritur dhe se sipas tij drejtësia në vend cedon për shkak të politikës. “Ka qenë një lajm i papritur sepse gjatë kësaj kohe situata ka vluar dhe janë paraqitur më shumë fakte korruptive sa i përket aferës së inceneratorëve, si nga PD po ashtu edhe nga denoncime të bëra nga Partia e Lirisë.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço tha se në opinion kërkohen fajtorë, duke shtuar se sipas tij Bllako mori edhe shperblimin e pritur.