Seanca gjyqësore e turkut Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim, është shtyrë. Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit turk ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.
Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit. Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollarë.
Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar. Mbi 28-vjeçarin nga drejtësia turke rëndojnë akuzat e “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.