Moderatorja e njohur Fjodora Fjora bëri si asnjëherë publike lidhjen e saj të dashurisë këtë verë që lam pas. Ajo e nisi me disa foto romantike në rrjetet sociale, por u sigurua që të publikojë vetëm duart e partnerit dhe jo identitetin.
Më pas, Fjodora e konfirmoi lidhjen edhe në një intervistë, duke thënë se personi në foto ishte “një shok i saj”, me të cilin është në periudhë njohjeje. Së fundmi moderatorja ishte e ftuar në “Opinon” ku tema e diskutimit ishin dasmat dhe traditat.
Fjodora Fjora kujtoi e mahnitur një nga dasmat më të njohura ku ajo ka qenë edhe e ftuar, Behxhet Pacolli dhe Ana Oksa.
Fjora shprehej se asokohe i kishte thënë vetes se nëse nuk do të bënte një dasmë të tillë, më mirë s’do bënte fare. Me shumë humor, moderatorja i ‘bëri’ edhe një ‘propozim’ Pacollit.
Në kuadër të diskutimit për dhuratat që çifti jep në një dasmë, e cila është traditë e huaj, Fjora tha se është një përkrahëse e saj dhe mendon që duhet të hyjë edhe në zakonet shqiptare.
“Fjodora Fjora: Unë për rastësi shumë të madhe kam qenë prezente në dasmën që Behxhet Pacolli ka bërë me Ana Oksën. Është shumë e rëndësishme, është një nga dasmat më të bukura që unë kam bërë në jetën time dhe i kam thënë vetes që nëse ti nuk martohesh dot kështu, më mirë mos e bëj fare.
Blendi Fevziu: Ti deshe të martoheshe si Baca?
Fjodora Fjora: Po, si Baca. Bac, gjithsesi po ke në mend, gjithsesi…
Blendi Fevziu: Ça i the Bacës se nuk e kuptova?
Fjodora Fjora: I thashë po ke ndër mend të ndahesh me këtë rusen nuk ka problem, një dasmë si Ana Oksa. Po thosha ka qenë i ftuar Ibrahim Kodra dhe doja të dilja në fakt te dhurata që familjet të cilat bëjnë dasmën japin për të ftuarit e tyre. Është shumë e rëndësishme që të gjithë që vijnë të ftuar si dasmorë në dasmën e një njeriu marrin me vete një dhuratë të qenësishme që unë sot e kësaj dite e kam në shtëpinë time. Ibrahim kodra kishte prodhuar një pikturë të cilën ia kishte dedikuar dasmës së Ana Oksës, ai ishte vetë aty prezent. Ka firmosur secilën prej atyre pikturave që secili prej ne të ftuarve e ka marrë.
Rudina Dembacaj: Më fal po pse është kaq e rëndësishme kur ne s’e kemi traditë?
Fjodora Fjora: Ja ta shpjegoj. Përveç kësaj ne na dhuruan edhe një album të punuar me dorë që ishte një gjë jashtëzakonisht shumë e bukur dhe një kornizë gjithashtu të punuar me dorë, fotografie. Ende sot në shtëpinë time këto shenja nga dasma e Ana Oksës janë prezente dhe mua më sjellin një kujtim të bukur.”