Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për fazën e parë të ndërtimit.
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar u bë në 17 maj të vitit 2020 në orët e para të mëngjesit, ku pavarësisht një rezistence të gjatë nga aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile, policia mbështeti aksionin e IKMT-së, duke larguar të gjithë të pranishmit që refuzonin të dilnin nga godina dhe shkatërruar këtë të fundit.