Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes nga detyra të Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.
Basha është shprehur se shpresa për shqiptarët do të lind vetëm me dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Basha: Ndryshimi i vërtetë që do të ngjallte shpresë dhe gëzim tek të gjithë shqiptarët do të ishte largimi i Edi Ramës, njeriu i cili dështoi për të përmbushur qoftë edhe një premtim të vetëm përpara shqiptarëve. Provoi se rilindja e tij ishte gjë tjetër vetëm se skema për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve, bregdetin e shqiptarëve, mineralet, shërbimet, tenderat, ishte projekti për t’i dorëzuar Shqipërisë krimit, që e ka mbuluar me drogë nga jugu në veri.Pasi ka shpenzuar 210 miliardë lekë, pra mbi 2 miliardë dollarë. Nuk është në gjendje t’u tregojë shqiptarëve qoftë një segment apo një 1 km rrugë të rëndësishme të ndërtuar. Nuk mund të fshehë me largimin e Haxhinastos vjedhjen që ka bërë Edi Rama. Do të largohet si Çeçoja dhe me një këmbë.