Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale të cilët e akuzuan se pallatet bëhen me lejen e tij. Rama pranoi se edhe sot ka ndërtime pa leje, por ia hodhi fajin sërish sistemit të drejtësisë.
“Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, ka ndërtime pa lejen patjetër nuk diskutohet, por po të vijmë tek këto metrat katrorë pa leje abuzim mbi një leje ndërtimi e kemi ulur 10 fish. Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni të shëmtuar e fyes. E pamundur që ne të vendosim kontroll të plotë e të rreptë kur vjen puna te ata që ndërtojnë, një avlli, një çati dhe një shtëpi në fshat e të vijë të ketë shans për biznesmenët të hapen ndenjësesh e të bëjnë metra katrorë në kryeqytet. Kjo që po bëjmë ka ardhur si rezultat se nxirr ligje e masa sa të duash, bëj kontrolle e denoncime sa të duash sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive e gjykatave të rretheve nuk është i pastruar je i destinuar të turpërohesh”, tha Rama.
Rama një tjetër komentueseje që i tha se po bën lojë të dyfishtë me ndërtimet pa leje, iu përgjigj:
“Po të ishte “loje e dyfishtë” e po të isha unë pjesë e lojës do i lejoja e në fund do i merrja për vete, jo për shtetin. Se kjo s’ka pikë logjike, është të fyesh inteligjencën tënde. Çfarë është kjo lojë e dyfishtë? Kjo s’ka kuptim që i lejoj të ndërtohet e i marr për shtetin. Sot ndodh sepse mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Ka një problem me lekun me mua, duhet të përkulem për ta marrë, e unë nuk përkulem”, shtoi ai.