Nga Basir Çollaku
Si mund të jetë një qeveri kaq hajvanë, njëherësh kriminale, mafioze, e paaftë, shushkosur, një genocid shëtitës.
Gjen pallate pa leje në çdo lagje dhe akuzon ca inspektorë pemëthyer.
Si mund te jenë ministra kaq gomerë e gomarica, tek befasohen kur përplasen ne shumëkatëshe pa leje
Si mund të jete kryebashkiaku kaq krap torollak, ai që sheh çdo tufë majdanoz, duke u shitur pa leje të tij dhe nuk vë re kate pallatesh pa fund.
Ku është ky mbikqyrës i kërriçosur, kur dhuna ndaj mjedisit e ndërtimeve është kanibalizëm?!?
Si mund të kemi kaq dell Kryeministër kur deliron se ka sekuestruar me akt personal, mijëra metër katror sipërfaqe ndërtimi pa leje??! Dhe ka shije!
I shkon dora aty ku një metër katror është 5 mijë euro e përpjetë
Dalin këta dallkaukë zyrash publike e nuk pjerdhin për ligj, prokurori e gjykatë, por vendosin këta si t’u teket fund shpina.
Merr vendim gjoja një institucion varësi të Kuvendit, ashtu si ia do qejfi KM dhe pastaj del KM dhe u thotë ngrohuni në hije, se do flasim pas ca muajsh.
Thërret ambasadorët u nxjerr paçe e taulant në tavolinë dhe nuk i pret dot, se ka një punë të rëndësishme me ndonjë qifxhafë. Atë sikur të ishin kunguj ngelen të pataksur me kë merren dhe mezallah se hapin sqepet.
Del një ambasadore që i kanë dhënë një emision përrallash dhe bën zëdhënësen e PS. Shkon ambasadorja e re e BE dhe bën selfi me kryebashkiakun, te pandehurin e mbrojtur turpësisht nga diplomatët.
Se ikin 80 mijë euro në ditë për plehrat nga Bashkia Tiranë dhe 80 mijë euro po në ditë për rrangallat bangladeshase të energjisë, nuk lëviz menderen asnjë prokuror i llastuar nga Ambasadorët. Ata janë të padobishëm për shoqërinë me këtë sjellje.
Kjo qeveri është çmendur.
Nëse populli do të jetojë njerëzisht ne këtë vend, atëherë duhet të çmendet dhe ai, ose ta zbojë ketë çetë të babëziturish dhe ta zëvendësojë një orë e më parë, me njerëz normal.
Në këto raste mjetet demokratike nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer demokracinë. Instrumente ekstrademokratike po. Nëse jo, do të kthehemi në një popull gomonesh, banorë pyjesh në arrati.