Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të përgjigjet sërish përpara prokurorisë për abuzimet me tregun e kartëmonedhave të dëmtuara në vitet 2010- 2014.
Prokuroria ka nisur hetimin pasi KLSH ka depozituar një kallëzim penal për shpërdorim detyre ku pretendon se bankat e niveleve të dyta ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre. Ndërkohë Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës.
Diferenca prej 20 % sipas KLSH është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat. Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Pritet të verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë ne atë periudhe.