Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në rrjetin social Twitter pas takimit që ka pasur këtë të enjte me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Diplomatja e falënderon presidentin Begaj për diskutimet mbi çështjet kryesore të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Sipas Kim, roli institucional i Presidencës, “në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.
Postimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim në Twitter:
“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kryesore në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.”