Zyrtarët evropianë të sigurisë të hënën dhe të martën vëzhguan anijet mbështetëse të marinës ruse në afërsi të rrjedhjeve në tubacionet Nord Stream të shkaktuara nga shpërthime nënujore, sipas dy zyrtarëve të inteligjencës perëndimore dhe një burimi tjetër të njohur me këtë çështje.
Është e paqartë nëse anijet kishin ndonjë lidhje me ato shpërthime, thanë këto burime dhe të tjerë – por është një nga shumë faktorë që hetuesit do të shqyrtojnë.
Nëndetëset ruse u vëzhguan gjithashtu jo shumë larg atyre zonave javën e kaluar, tha një nga zyrtarët e inteligjencës.
Tre zyrtarë amerikanë thanë se SHBA nuk ka ende një shpjegim të plotë për atë që ndodhi, disa ditë pasi shpërthimet u duk se shkaktuan tre rrjedhje të veçanta dhe të njëkohshme në dy tubacionet të hënën.
Anijet ruse operojnë në mënyrë rutinore në zonë, sipas një zyrtari ushtarak danez, i cili theksoi se prania e anijeve nuk tregon domosdoshmërisht se Rusia shkaktoi dëmin.