Nesër, në orën 10.00 para Kryeministrisë, prindërit e kopshtit “Zubeyde Hanim” bashkë me fëmijët e tyre do të protestojë për vendimit e qeverisë për mbylljen e kopshtit. Gjatë protestës, pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijë, 3-5 vjeç. Tubimi nuk është i organizuar nga shkolla, por është organizim i vetë prindërve.
Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.