Është shtyrë sërish seanca gjyqësorë ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 në Elbasan. Mësohet se seanca e radhës, do të jetë ditën e premte.
Sipas avokatit të tij, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosshoqërimi nga togat e paraburgimit
“Jo s’ka një arsye tonën. Është nja arsye objektive që nuk varet nga ne. Togat e shoqërimit nuk e ka shoqëruar. Be duam që të bëhet seanca, nuk kishte kapacitet”, u shpreh avokati
Kujtojmë se, më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grejsit pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u bë përmes dhunës nga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja e dhunshme solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. I përfshirë akuzohet se ishte Klemend Xhaferraj, i njohur edhe si “Kel çami”, ndërsa ajo që nuk dihet është kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Nga pamjet filmike të analizuara dhe ekspertizat e kryera ka rezultuar se Paplekaj qëlloi Pjerin Xhuvanin dhe efektiven e Shqiponjave Xhensila Sota.